Home Sporti City dhe Tott...

City dhe Tottenham fitojnë me goleadë, Chelsea pëson tjetër humbje (VIDEO)

42
0

Manchester City koleksionoi fitoren e katërt në katër javët e para të Premier League teksa mposhti në Etihad Stadium, Fulhamin me shifrat 4-1. “Qytetarët” vuajtën disi në pjesën e parë dhe golin e gjetën në minutën e 31-të me Julian Alvarez. Por, vetëm dy minuta më pas miqtë barazuan me Reams. Gjithsesi, vendasit e gjetën golin e avantazhit në fundin e pjesës së parë me Ake.

Një gol që shkaktoi shumë polemika për një pozicion jashtë loje të Akanji. Në pjesën e dytë, City gjeti edhe dy gola të tjerë me anë të Erling Haaland. Por, nuk u mbyll me aq pasi në minutat shtesë Haaland shënoi sërish. Tre gola që e dërgojnë Haaland në kuotën e gjashtë golave në këto katër javë të para. City udhëheq kampionatin me 12 pikë të plota ndërsa Fulham mbetet në kuotën e katër pikëve.

Në ndeshjet e tjera, Tottenham mori një fitore të madhe në transfertë ndaj Burnleyt me shifrat 2-5 ndërsa Chelsea befasoi duke u mposhtur në shtëpi nga Nottingham Forest me shifrat 0-1.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit