Home Euro 2020 Danimarka mun...

Danimarka mund me “poker” Rusinë dhe kualifikohet, e ndihmon dhe Belgjika (VIDEO)

45
0

Danimarka i bashkohet Belgjikës në Grupin B, duke u kualifikuar për në fazën tjetër në Kampionatin Evropian. Në Copenhagen, skuadra nordike mori një fitore spektakolare 4-1 kundër Rusisë, ndërkohë që belgët respektuan turneun duke marrë një fitore minimale 2-0 ndaj Finlandës, ehe pse në fakt ishin të kualifikuar.

Rusia dha sinjalin e parë në minutën e 18-të me Golovicn, por që do të ndalej nga një pritje fantastike e Schmeichel. Në krahun tjetër, Pierre-Emile Hojbjerg kishte një mundësi shënimi në minutën e 29-të.Goli nuk do të vononte shumë. Në minutën e 38-të, Mikkel Damsgaard lëshon një të djathtë fantastike në trekëndëshin e portës duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit. Ritmi i danezëve është i lart, por nuk do të arrinin që të realizonin një tjetër gol në pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë rusët bëjnë një gabim trashanik në mbrojtje, duke i dhënë mundësin Pulsen që të shënojë edhe golin e dytë. Gjyqtari Turpin në minutën e 70-të dha një penallti për Rusinë, teksa nga pika e bardhë Artem Dzyba me eksperiencën e tij arriti ta finalizonte mjaft mirë/ Ky gol nuk demoralizoi aspak Danimarkën, që gjeti forcën për të rigjetur jp vetëm avantazhin, por për të shënuar dy gola. Christensen shënoi një super gol në minutën e 79-të me një goditje shumë të fortë nga distanca. Danezët marrin zemër, teksa në të 82-tën, do të ishte mbrojtësi Maehle që do të arrinte që të shënonte.

Belgjika perfekte – Belgjika edhe pse pa shumë nevojë për impenjim, mori një fitore të pastër 2-0 ndaj Finlandës. Lukakut ju anulua një gol për pozicion jashtë loje në minutën e 65-të. Në të 74-tën është mbrojtësi Hrdecky që do ta dërgonte topin në rrjetën e portës së tij, duke i dhënë një goditje të rëndë finlandezëve dhe për të nisur festën për Danimarkën. Në minutën e 81-të ndërkohë Lukaku do të shënonte dhe golin e dytë. Belgjika ka shënuar 7 gola dhe ka pësuar 1 në fazën e grupeve. /Rozalb Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit