Home Aktualitet Datëlindja e ...

Datëlindja e monarkut Karl III, ambasadori King-Smith: Mbreti, figurë që na përbashkon

49
0

Ambasada britanike në Tiranë ka mbajtur sot një ceremoni me rastin e datëlindjes së Mbretit Karl III. Në pritje mori pjesë kreu i shtetit, presidenti Bajram Begaj por edhe zyrtarë të ndryshëm të qeverisë dhe opozitës si dhe ambasadorë të vendeve të ndryshme. Gjatë fjalës së mbajtur ambasadori britanik në Tiranë Alastair King-Smith, tha se mbreti Karl është një figurë përbashkuese jo vetëm në Britaninë e Madhe por në botë.

“Mbreti Karl është një figurë qendrore për Britaninë, Komonuelthin dhe Botën, duke qëndruar mbi partitë politike dhe duke na bashkuar. Madhëria e tij vazhdon të jetë një mbrojtës i cështjeve të rëndësishme, të lirisë fetare, të mjedisit. I bëj nderim të gjithë udhëheqësve fetarë këtë mbrëmje- si atyre, që morën pjesë në Kurorëzimin e Mbretit për herë të parë, do të doja t’ju falenderoja që jeni të angazhuar për harmoninë ndërfetare dhe në miqësinë tuaj ndaj Mbretërisë së Bashkuar.

Kur u takova me Madhërinë e tij javën e kaluar në Londër, për një audiencë zyrtare, ne diskutuam se sa e rëndësishme është Shqipëria për Mbretërinë e Bashkuar dhe për të gjithë Europën. Mbreti ynë është qartësisht i vetëdijshëm për trashëgiminë tuaj dhe parqet e bukura kombëtare që ju keni, në të gjithë vendin.

Ne jemi sot këtu për të shënuar një moment të veçantë për Mbretin Karl. Por ky event ka të bëjë me forcimin e marrëdhënieve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë dhe lidhjes mes dy popujve tanë. Kjo shkon pas në shekuj, dhe ato janë vazhdimisht në evoluim dhe përmirësim”,-tha King Smith.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit