Home Sporti Del Piero: Ju...

Del Piero: Juventus ka nevojë për kohë, situata është shqetësuese

30
0

Juventusi po kalon një nga momentet më të vështira të sezoneve të fundit, teksa ndodhet plotë 16 pikë larg nga vendi i parë që mbahet nga Milani dhe Napoli. Një legjendë e bardhezinjve, Del Piero ka dhënë mendimin e tij për situatën te skuadra torineze, duke shprehur pak besim për një rikuperim të mundshëm.

“Juventus ka patur një ecuri të mirë në Champions, ku ka treguar shumë personalitet dhe përqendrim, pastaj sërish “blackout”. Është një situatë e vështirë, pasi objektivi minimal është kualifikimi në kupat e Europës. Pastaj Juventusi na ka surprizuar me përmbysje të pabesueshme, por sot është e vështirë të mendosh diçka të tillë.

Kur u largua Allegri u tha se skuadra ishte për tu ribërë. U zgjodhën në fillim Sarri dhe më pas Pirlo, por të dyja rrugët nuk ndryshuan. Ka patur një zgjedhje të fortë nga ana e presidentit, që vendosi vetë rikthimin e Allegrit. Duhet të kuptojmë nëse kjo skuadër, është riformatuar apo ka nevojë për kohë. Përshtypja është se ka akoma nevojë për kohë”, deklaroi kapiteni i Juventusit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit