Home Aktualitet Dhuna në mble...

Dhuna në mbledhjen e mesnatës, Salianji: Basha langaraq me Ramën, gangster me demokratët

166
0

Deri në mesnatë, Kryesia e PD-së së vulës u përfshi në debate të forta, që më pas prodhuan edhe dhunë verbale dhe shantazhe. Shumica e të pranishmëve, jo deputetë vendosën në orët e para të mëngjesit të sotëm, që zgjedhjet për kreun e ri të PD-së së vulës të bëhen më 29 korrik. Deputeti i PD-së, pjesë e Rithemelimit, Ervin Salianji thotë se Lulzim Basha është langaraq me Ramën, por që bën gangsterin me demokratët që e mbështesin.

“Langaraq me Ramën, gangster me demokratët që e mbështesin! Siç e kam paralajmëruar prej më shumë se një viti LB nuk është larguar asnjë ditë, ka përdorur truke për tu zvarritur pavarësisht se nuk ka as mbështetje, as elektorat dhe as parti!

E vetmja risi nga e djeshmja ishin pamjet e dhunshme! Pamjet me dhunë verbale, presion, shantazh dhe fyerje ndaj deputetëve të PD që mendojnë ndryshe por që e kanë mbështetur maksimalisht LB tregojnë katandisjen e një njeriu që u mbështet si shpresa e PD dhe përfundoi në fatkeqësinë e demokratëve!

Dhuna e inspiruar nga LB ndaj demokratëve bëhet dhe më e rëndë kur mendon që për 10 vite me radhë sjellja ndaj Ramës dhe bandave të tij ka qënë prej të përuluri si langaraq! Sjellja prej despoti, tentativa për pronësinë e kolibes, dhuna, gjuha dhe veprimet bien ndesh me vlerat perëndimore dhe euroatlantike, përfaqësojnë hiç më pak se putinizimin e kulturës politike! Demokratët duhet të ndahen me forcë nga kjo sjellje që po vazhdon të dëmtojë shpresat e demokratëve dhe të shoqërisë”, shkruan Salianji.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit