Home Aktualitet Dhunoi gruan ...

Dhunoi gruan dhe me litar tentoi ta mbyste, Policia arreston burrin

139
0

Policia e Shtetit sot i shpëtoi një gruaje. Një 57-vjeçar nga Shkoza me iniciale A.E pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ka tentuar dhe ta vrasë.

Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit, ku burri pasi e ka dhunuar bashkëshorten e tij, më pas i ka lidhur një litar rreth qafës me qëllimin për ta mbytur.

Pas njoftimit, policia ka shkuar menjëherë në banesën e autorit ku e ka arrestuar dhe është parandaluar ngjarja e rëndë.

57-vjeçari akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit