Home Aktualitet Dosja ”...

Dosja ”Babale”, Apeli shtyn për herë të 5-të seancën. Rrezikon deputeti Salianji të shkojë në burg?

463
0

Gjykata e Apelit në Tiranë, as këtë të mërkurë nuk zhvilloi seancën për deputetin e PD-së, Ervin Salianjin dhe gazetarin Jetmir Olldashi për dosjen Babale.

Nga ana tjetër, Gjykata ka zëvëndësuar avokatin e gazetarit Jetmir Olldashit, Indrit Sefa, me avokaten Gëzime Buci, për shkak se ai mungonte në seancën e sotme. Gjykata e cilësoi sjelljen e tij jo korrekte, për shkak se duhet ta dinte udhëtimin e paracaktuar prej kohësh. Seanca shtyhet për në datën 19 dhjetor, ora 13:00.

Salianji u shpall fajtor për veprën penale “kallëzim i rremë” në lidhje me çështjen “Babale” dhe u dënua me një vit burg nga Gjykata e Shkallës së Parë. Në Apel e ka çuar çështjen dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti. Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë, atëherë deputeti Salianji rrezikon burgun.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit