Home Aktualitet Dosja ”...

Dosja ”Toyota Yaris”, Berisha: Basha ka bashkëpunuar me organizata kriminale

104
0

Nga Durrësi ku prezantoi kandidatit për deputet, ish-kryeministri Sali Berisha tha se kreu i PD-së Lulzim Basha u thirr nga SPAK dhe prokurorët belgë, për bashkëpunim me një organizatë kriminale që transportonte para trafiku. Po ashtu Berisha tha se para hetuesve belgë ditën e djeshme, Basha dha një variant tjetër.

“Një njeri që ka rreshtuar 4 humbje njëra pas tjetër, u thotë shqiptarëve ”jam e ardhmja”. Çfarë depononi Basha mbrëmë para prokurorisë belge? U thirr për bashkëpunim me një organizatë kriminale që transportonte para trafiku. Kjo është njëra anë, u kap si mashtrues nën betim. Ferdinand hajde tha themi të vërtetën durrsakëve.

Prokurorët e Belgjikës nuk janë të Ramës dhe nuk ka gjë që i thyen, u kishte dhënë një variant krejt tjetër, e ndërroi krejt pllakën, u konstatua se është mashtrim në betim, vepër kriminale, përveç të tjerave. Ja mbylli Edi Rama ”Toyota Yaris”, por prokurorët e Belgjikës do i shkojnë deri në fund këtij operacioni”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit