Home Aktualitet Dritan Abazov...

Dritan Abazoviç mesazh për bashkim: Ballkani ka nevojë për rifreskim, për kufij të padukshëm

249
0

Zv/kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç nga Universiteti Luarasi, ku mori edhe titullin “Doktor Honoris Causa” dha mesazhe për bashkëpunim dhe forcim mes shqiptarëve.

”Shumë politikanë kanë qenë të pozicionuar në rrugën e përçarjes, konfliktit. Unë kam zgjedhur rrugën e pajtimit, se di se sa do të jem i suksesshëm që rrugën e Malit të Zi ta çoj në rrugën e vendeve të tjera Europiane. Në matematike ekziston emëruesi minimal, dhe ndihmon që operacionet të bëhen suksesshëm.

Ne duhet të thyejmë barrierat dhe të ngremë kokën. Kur ngrihet koka, hapen horizontet. Atë çka arritur zoti Kuka, është gjëja më e mirë. Kryesore është që me mendje dhe zemër mund të bëhen gjëra të veçanta, që janë të barabarta ose më të shumta. Ne duhet të mendojmë ndryshe.

Mendoj se Ballkani ka nevojë për rifreskim, rimbrendim, që duhet të shkojë te e drejta se ne nuk kemi nevojë për të ndryshuar kufij, por për të ndërtuar kufi të padukshëm. Kufijtë janë vendime politike, por duhet t’i thyejmë barriera”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit