Home Sporti Duro konfirmo...

Duro konfirmon dëshirën që të merrte drejtimin e Kombëtares: Çdo trajner shqiptar do bënte më mirë se ndonjë i huaj!

142
0

Braziliani Sylvinho do të jetë trajneri i ri i Kombëtares sonë, teksa prezantimi zyrtar do të bëhet të hënën, më 9 janar. FSHF vendosi ti besonte një strategu pa shumë përvojë me vetëm 54 ndeshje nën drejtim, ndërkohë që është përfolur edhe për mundësinë që drejtimin e kuqezinjve ta merrte një trajner shqiptar.

Trajneri aktual i Egnatias, Shpëtim Duro në një intervistë për “Kubin sportiv” në Euronews Albania, i pyetur nga gazetari Rozalb Lika (Koha Jonë), konfirmoi dëshirën që të merrte drejtimin e kuqezinjve. Sipas tij çdo trajner shqiptar mund të bëjë më mirë se strategët e huaj.

“Kam punuar tetë vjet te ekipet kombëtare , kam qenë dhe zëvendës trajner i ekipit kombëtar. Përvoja ime është jashtëzakonisht dhe në skuadrat që kanë punuar në kupat e Europës. Kontakt nuk kam pasur por sigurisht do të ishte diçka e jashtëzakonshme dhe për punën nuk kam frikë asnjëherë.

Jam i bindur se si unë edhe ndonjë tjetër do e merrte këtë angazhim dhe e them me bindje që mund ta bënin punën shumë më mirë se ndonjë trajner i huaj”, deklaroi Duro.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit