Home Sporti Dybala-McKenn...

Dybala-McKennie i japin 3 pikët e radhës Juves ndaj Udineses në Seria A (VIDEO)

67
0

Juventus futet sërish në garë për një vend në zonën Champions, teksa ka arritur një tjetër fitore në kampionat 2-0 ndaj Udineses në shtëpi. Skuadra e Allegrit mori një tri pikë të tjera, edhe pse shfaqi probleme sërish sa i përket lojës.

Paulo Dybala zhbllokoi duelin në minutën e 19-të me një gol që erdhi pas një kombinimi me Kean, por argjentinasi nuk feston, madje kërkoi dikë në tribunë (me shumë mundësi Nedved) sa i përket rinovimit të tij që nuk po vjen.

Udinese ju afrua golit të barazimit, por 11 minuta nga fundi de Sciglio jep një asist fantastik për McKennie që realizon me një goditje të saktë me kokë. Me këtë fitore Juventus ngjitet në vendin e pestë me 41 pikë, po aq sa Atalanta e vendit të katërt, por këta të fundit kanë dhe dy ndeshje më shumë për të luajtur. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit