Home Sporti Dybala: Ronal...

Dybala: Ronaldon e kam urryer gjithmonë, Mourinho trajner fantastik

463
0

Paulo Dybala është kthyer në një element vendimtar këtë sezon te Jose Mourinho këtë sezon. Në një intervistë për “DAZN” ish-sulmuesi i Juventusit foli për eksperiencat e tij.

“Numri 10 i Romës do të jetë gjithmonë Francesco Totti, ashtu si Del Piero në Juventus. Bardhezinjtë më kërkuan drejtpërdrejtë të vishja numrin 10 dhe kjo ishte një kënaqësi e madhe. Mos i thuaj kurrë një propozimi të tillë.

Ishin tre vite të mira me Cristianon, ekipi ishte shumë i fortë dhe ai na dha diçka më shumë. Në Argjentinë rivaliteti mes Messit dhe Ronaldos ndihet thellë, padyshim që si fëmijë kam qenë gjithmonë në anën e Messit.

Në një moment kur ishim pjesë e Juventusit, po fluturonim dhe Ronaldo erdhi tek unë për të folur për futboll. Ne folëm dhe për jetën tonë, në një moment i thashë se e kam urryer si fëmijë dhe nisëm të qeshnim me njëri-tjetrin. Mes meje dhe Cristianos ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë.

Mourinho ka një imazh dhe një fuqi të rëndësishme për gjithçka që përfaqëson në botën e futbollit. Para se të mbërrija në Romë, ai më telefonoi kur isha ende në Torino. Ndjeva diçka të veçantë me të, është e vështirë në botën e futbollit të gjesh dikë që të thotë gjërat në mënyrë të sinqertë”, u shpreh Dybala.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit