Home KRYESORE Enkelejd Alib...

Enkelejd Alibeaj: Masakra e Qafës së Valmirit në Mirditën katolike, ku 10 burra u pushkatuan dhe 4 në litar

703
0
Nga Enkelejd Alibeaj-
Në 17 Gusht 1949, kriminelët komunistë iu vërsulën Mirditës, e ushtruan atje terrorin më të madh të diktaturës komuniste.
Nga familjet më me emër të Mirditës, 10 burra u pushkatuan e 4 u varën në litar, 12 të tjerë u dënuan me burgime të gjata, 300 familje u internuan në kampin famëkeq të Tepelenës.
Për Mirditën, si vatër e katolicizmit dhe rezistencës aktive ndaj komunizmit, masakra e Qafës së Valmirit do të shënonte fillimin e një persekutimi masiv, pothuajse gjysmë-shekullor gjatë diktaturës. Kjo krahinë pësoi genocidin komunist më mizor në Shqipëri, faji i vetëm i së cilës ishte rezistenca ndaj diktaturës.
Kujtimi dhe respekti ndaj viktimave të asaj masakre, përkujtohet çdo 17 gusht nga familjarë dhe pasardhës të tyre. Si dëshmi e identitetit historik, ngadhnjimit mbi të keqen dhe përkushtimit për të nxjerrë të vërtetën që eshtrat e viktimave të prehen në paqe, që shpirti i tyre të pushojë i qetë në parajsë e që të gjallët të mbajnë fort në zemër vlerat e lirisë dhe besimit në zot!
I paharruar kujtimi i tyre! Shpirti i tyre u prehtë në altar të parajsës!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit