Home Sporti Është në supe...

Është në super formë, Manaj rikthehet në Kombëtare për miqësoret e marsit

253
0

Rey Manaj po kalon një formë të shkëlqyer në kampionatin turk, duke qenë shënuesi i tretë më i mirë i kampionatit me 14 realizime. Falë performancës së treguar, lushnjari pritet që të jetë pjesë e listës së Sylvinhos për ndeshjet miqësore me Kilin dhe Suedinë.

Sulmuesi do të grumbullohet nga kuqezinjtë për testet miqësore që kombëtarja do të luajë në fundin e këtij muaji. 27-vjeçari numëron 30 ndeshje dhe 6 gola me fanellën e Kombëtares, ndërkohë që kjo do të jetë hera e parë që ai vihet nën urdhrat e trajnerit Sylvinho.

Për herë të fundit Manaj është grumbulluar në mars të vitit 2022. Sulmuesi lushnjar nëse vijon me këtë ritëm mund të jetë kandidat për t’u bashkuar skuadrës në kampionarin europian që do të luhet në verën e këtij viti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit