Home Sporti Finalja e kup...

Finalja e kupës së Greqisë në stadiumin ”Air Albania”

2421
0

Në Greqi mediat sot kanë si lajm kryesor sportiv, që Federata Shqiptare e Futbollit ka pranuar kërkesën e Federatës Greke që finalja e kupës së Greqisë në futboll të zhvillohet në Tiranë në 24 maj.

Ky zhvillim thuhet se ka ardhur pas refuzimit të ri të Policisë qipriote, dhe pala greke ka filluar kërkimin e stadiumeve në vendet fqinje të Ballkanit, si Serbi dhe Rumani, madje dhe Turqi. Por Stambolli dhe Beogradi duket se janë hequr ngaqë lista dhe më shumë shanse i jepen Bukureshtit dhe Tiranës.

Ndeshja që do të vendosë për trofeun mes AEK-ut dhe PAOK-ut të zhvillohet më 24 maj në stadiumin e ri të Tiranës “Air Albania Stadium”, i cili ka një kapacitet prej 22 mijë spektatorësh dhe ka pritur finalen e Konferencës së Ligës mes Romës dhe Feyenoord vitin e kaluar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit