Home Sporti Fiorentina dh...

Fiorentina dhe Napoli bëjnë “paqe” në duelin e javës së tretë

59
0

Fiorentina dhe Napoli nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola në duelin e luajtur në Firenze. Skuadra e Spalletit edhe pse vinte nga një formë shumë e mirë, nuk mundi të kalonte ekipin vjollcë.

Ishte një ndeshje intensive me mundësi shënimi në të dyja portat, me napolitanët që ju afruan më shumë golit në pjesën e parë, por që do të ndaleshin nga një Gollini në formë shumë të mirë.

Rrahmani ishte në fushë gjatë gjithë ndeshjes, duke bërë një paraqitje shumë të mirë. Napoli ngjitet në ekipet e kreut me 7 pikë pas 3 javësh, ndërkohë që Fiorentina ka 5 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit