Home Aktualitet Gent Strazimi...

Gent Strazimiri: Firmat transparente, mund t’i shohë kushdo, verifikimin e bën vetë Kuvendi

38
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, ka thënë se mandatet për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar do të verifikohen më datë 11 dhjetor. Ai thotë se statuti përcakton se në këtë mbledhje, formohet një komision që verifikon mandatet.

Sipas Strazimirit, cilido që ka kuriozitet të shohë firmat, mund t’i shohë ato në zyrën e Edi Palokës, i cili është dhe kryetari i Këshillit Kombëtar, organit të dytë më të lartë në PD.

Siç jeni në dijeni shumica absolute e PD kanë firmosur kërkesën për mbledhjen e Kuvendit më 11 dhjetor. Ky është organi më i lartë statutor që drejton PD. Ajo verifikohet sipas një procedure fikse, standarde. Vetë Kuvendi miraton komisionin e verifikimit të mandateve. Edhe nëse nuk vetëmblidhet Kuvendi nuk verifikohet nga askush tjetër, sepse të gjithë janë vartësit e tij. Si i tillë edhe Kuvendit i datës 11 dhjetor do të verifikohet nga komisioni që do të miratohet në sallë. Kemi paraqitur për transparencë numrin e firmave që janë mbledhur nga delegatët e PD. A ishte detyrim statutor? Jo. E kemi bërë për transparencë. I kemi dorëzuar në organin e dytë më kryesor të PD, Këshillin Kombëtar. Kush ka kuriozitetin mund të shohë në zyrën e kreut të Këshillit të PD. Kushdo e ka 20 hapa larg zyrën e zoti Paloka e të shohë janë mbledhur apo jo firmat, jo të verifikojë, atë e bën Kuvendit vetë”, tha Strazimiri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit