Home Aktualitet ”Haxhiu...

”Haxhiu dhe Qamili duan të bëjnë revolucion”, Spiropali-Berishës: Më 12 nëntor do braktisesh sërish

220
0

Sali Berisha tha gjatë fjalës së tij në seancën e sotme në Kuvend, se Shqipëria është në një Republikë diktaturë. Ish-kryeministri e cilësoi 12 nëntorin, ditën kur opozita ka thirrur protestën ndërkombëtare, si ditën e gjyqit të madh për kryeministrin Rama.

Një përgjigje e menjëhershme nga qeveria erdhi nga ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali, e cila tha se Berisha dhe Ilir Meta nuk mund të shihen si e ardhmja e rinisë, pasi sipas saj të gjithë i dinë bëmat që kanë bërë ndër vite.

”Koha e tyre që ka vdekur. Nuk më çudit fare që përdoret kjo foltore për të nxitur revolucionin. E thotë ai që mori peng revolucionin e studentëve. Ai që doli nga xhepi i atij që ishte president. Dashka të bëjnë revolucion Haxhiu dhe bashkë me atë Qamilin. Një njeri që fliste për bombardime për SHBA dhe ambasador të blerë e të shitur. Kështu e kanë politikën këta, me të blerë e të shitur. Siç bënë në 2005, bandat, terroristët dhe më pas në qeveri të jap dorën. Kjo është politika e këtyre. Nuk ka asnjë lidhje për dëshirën me progres. Këta nuk duan t’ja dinë për qytetarët”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit