Home Sporti Interi i vend...

Interi i vendos ultimatum Brozovic: Rinovo ose largohu si lojtar i lirë!

68
0

Marcelo Brozovic ende nuk po rinovon kontratën me Interin. Mesfushori kroat është i rëndësishëm për trajnerin Inzaghi, teksa ndodhet në vitin e fundit të kontratës. Kampionët e Italisë ofrojnë 4 milion euro në sezon në kontratën e re, ndërsa 28-vjeçari kërkon as më shumë dhe as më pak sesa rroga që përfiton Lautaro Martinez, pra 6 milionë euro në sezon.

Mediet italiane shkruajnë se drejtuesit e klubit zikaltër ia kanë bërë të qartë lojtarit dhe agjentit: rinovojmë brenda këtij viti ose do largohesh me parametra zero. Shitja e tij në merkaton e janarit ka rënë si opsion, pasi dyshja Marotta-Ausilio e kanë të pamundur të gjejnë një zëvendësues të denjë. Mes palëve pritet të mbahet një takim në ditët e ardhshme, dhe tifozët shpresojnë të arrihet marrëveshja finale më në fund.

PSG, Liverpool dhe Atletico Madrid po monitorojnë me kujdes situatën dhe janë gati t’i ofrojnë para-kontratë lojtarit ballkanas. Brozovic është pjesë e Interit prej verës së vitit 2016, teksa numëron 68 ndeshje dhe 7 gola me kombëtaren kroate.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit