Home Sporti Interi marsho...

Interi marshon drejt titullit, dy mbrojtës i japin fitoren ndaj Lazios (VIDEO)

111
0

Interi nuk ka ndërmend të ndalet në Seria A. Skuadra e Inzaghit merr fitoren e radhazi në kampionat, duke fituar duelin ndaj Lazios në shtëpi 2-1. Zikaltrit do të ishin të parët që do të zhbllokonin rezultatin që në minutën e 12-të me një super gol të Bastonit nga distanca.

Lazio do të kundërpërgjigjej shpejt, duke përfituar nga një gabim i mbrojtës së Interit, teksa Immobile nuk fal duke vendosur baraspeshën. Në minutën e 67-të, Interi rigjen avantazhin me një tjetër mbrojtës. Milan Skriniar është në vendin dhe në kohën e duhur për ta shtyrë topin në rrjetë me një goditje me kokë.

Me këtë fitore, Interi rimerr kreun e renditjes me 49 pikë, 1 më shumë se Milani, por dhe me një ndeshje për të rikuperuar ndaj Bolognës. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit