Home Aktualitet “Jeni një tur...

“Jeni një turp”, kryetarja e Partisë Socialiste Bullgare, Ninova: Deklaratë fyese nga Rama

2690
0

Kryetarja e Partisë Socialiste Bullgare (BSP) dhe zëvendëskryeministrja në qeverinë bullgare, Kornelia Ninova, ka kritikuar hapur fjalorin e përdour nga kryeministri Edi Rama dje pas Samitit të BE-së, ku e quajti Bullgarinë një turp.

Ajo thotë përmes një reagimi në facebook, se Bullgaria ka dinjitet, mbron interesat e saj kombëtare dhe mbështet vlerat evropiane.

“Deklarata e kryeministrit shqiptar është fyese dhe e papranueshme për Bullgarinë dhe BE-në. Bullgaria ka dinjitet dhe mbron interesat e saj kombëtarem dhe fakti që 26 vendet e tjera europiane janë në një impotencë të frikshme është fyese, mosrespektuese e ashpër dhe e papranueshme si për Bullgarinë ashtu edhe për shtetet anëtare të BE-së. Ne nuk jemi një turp. Bullgaria ka dinjitet, mbron interesat e saj kombëtare dhe mbështet vlerat evropiane”,-shkruan ajo në facebook. /R.SH/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit