Home Sporti Jo vetëm Vlah...

Jo vetëm Vlahovic, Juventus nis sulmin dhe për yllin e PSG-së

63
0

Juventus është në kërkim të një sulmuesi në merkaton e dimrit, pasi po has vështirësi për shkak të dëmtimeve në këtë fillim sezoni. Trajneri Allegri ka ide të qarta, ndaj dhe i nevojitet një sulmues “pykë” në repartin e avancuar. Morata nuk mund të luajë të gjitha ndeshjet, ndërkohë që Kean nuk jep garanci për duelet e mëdha. Kaio Jorge është shumë i ri për të marrë peshën e ndeshjeve vendimtare.

Zgjidhja më e mirë duket afrimi i një sulmuesi me emër si Mauro Icardi. Bomberi argjentinas është një nuhatës i shkëlqyer goli, teksa dhe për të do të ishte një zgjedhje mjaft e mirë, pasi këtë sezon po qëndron më shumë në stol te PSG.

Icardi mund të huazohet në merkaton e janarit, ndërkohë që mund të vendoset dhe formula e detyrimit për ta blerë gjatë merkatos së verës. Së bashku me të te skuadra torineze me shumë mundësi do të zbarkojë edhe Vlahovic, por për të do të pritet fundi i sezonit. /R.Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit