Home Sporti Juventus mund...

Juventus mund me lehtësi Genoan, vendosin “perlat” e Cuadrados dhe Dybalas (VIDEO)

101
0

Juventus arrin të marrë një tjetër fitore shumë të rëndësishme në SeriaA, duke mundur me lehtësi Genoan në shtëpi. Skuadra torineze triumfoi në shifrat 2-0 në “Allianz Stadium”, një duel që e dominoi nga fillimi deri në fund.

Cuadrado zhbllokoi rezultatin që në minutën e 9-të me një perlë të vërtetë, duke shënuar nga godija e këndit. Më tej do të ishte një dialog i vazhdueshëm mes lojtarëve të Juves dhe Sirigut që ndali disa gola të sigurt në portën e tij.

Në minutnë e 82-të, ai u dorëzua përballë goditjes fantastike të Dybalas që shënoi dhe golin e dytë me një të majtë perfektë. Juventus me këtë fitore ngjitet në vendin e 5-të me 27 pikë.  /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit