Home Aktualitet Kampionati bo...

Kampionati botëror i shahut për fëmijë në Durrës, presidenti Begaj: Shqipëria motivuese e talenteve

24
0

Kampionati botëror i shahut për fëmijë nga mosha 8-12 vjeç, ka bërë bashkë më shumë se 380 fëmijë nga 48 vende të botës në Durrës.

Të vegjlit do garojnë mes tyre në disiplinën ”Rapid and Blitz”, ndërsa fituesit do shpallen të dielën, që është edhe dita e fundit e kampionatit. Në ceremoninë hapëse përveç figurave të mirënjohura të këtij sporti nuk mungoi as presidenti i republikës Bajram Begaj.

“Është një event mjaft i rëndësishëm për Shqipërinë jo vetëm se marrim pjesë 350 fëmijë shahist nga 8-12 vjeç, të shoqëruar nga prindërit e tyre, por sepse vendi ynë ka mundësinë të tregohet si organizator mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar dhe si mikëpritës për aktivitetet promovuese të talenteve ndërkombëtare të shahut. Një sport traditë në vendin tonë, por jo vetëm”,-u shpreh Begaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit