Home Sporti Klopp kërkon ...

Klopp kërkon tre pikët në tavolinë për sfidën ndaj United

131
0

Manchester United ende nuk ka shijuar suksesin e parë për këtë sezon të Premier League me “Djajtë e Kuq” që për më tepër kanë pësuar dy disfata turpëruese ndaj Brighton në shtëpi dhe Brentford në transfertë.

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp thekson se nëse atmosfera prishet nga tifozët atëherë skuadra e tij duhet të marrë tre pikët në tavolinë.

“Shpresoj që tifozët të mos shndërrohen në një faktor për të prishur ndeshjen, por nëse diçka e tillë ndodh atëherë ne duhet të marrim tre pikët në tavolinë. Tifozët e United mund të mos duan që ndeshja të zhvillohet, mirëpo ne nuk kemi të bëjmë aspak me një situatë të tillë. nuk mund të rrezikojmë që më pas ndeshjen ta riprogramojmë për t’u luajtur në një kalendar të ngjeshur. Ne shpresojmë që të luajmë të hënën dhe më pas të rikthehemi normalisht në shtëpi, nuk e kam idenë se çfarë mund të ndodhë, por nëse ndeshja shkatërrohet atëherë dua tre pikët në tavolinë. Ne kemi përgatitur ndeshjen dhe jemi gati për të luajtur”, u shpreh Klopp.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit