Home Bota Krime lufte n...

Krime lufte në Ukrainë, dy ushtarë rusë deklarohen fajtorë

74
0

Pas 92 ditëve luftë, dy ushtarë nga Rusia janë deklaruar fajtorë për krime lufte në Ukrainë. Alexander Bobikin dhe Alexander Ivanov janë dënuar me 12 vite burgim. Prokurorët thanë se bombardimet shkatërruan një institucion arsimor në Derhaçi.

“Unë jam plotësisht fajtor për krimet për të cilat jam akuzuar. Ne qëlluam Ukrainën”, tha Bobikin në gjykatë. Ndërsa Ivanov tha: “Pendohem dhe kërkoj ulje të dënimit”.

Një avokat mbrojtës kërkoi dënim të butë, duke thënë se ushtarët thjeshtë kishin ndjekur urdhrat. Shumë të tjera gjyqe të tilla priten si në Ukrainë ashtu edhe në Rusi, me këtë të fundit që ka mohuar të ketë në shënjestër civilët ose të jetë e përfshirë në krime lufte.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit