Home Bota Kryeministri ...

Kryeministri i ri britanik është më i pasur se Mbreti Charles III

1120
0

Rishi Sunak është kamerieri milioner që ia doli të bëhej kryeministri i parë me ngjyrë në Britaninë e Madhe. Ai ka lindur në vitin 1980 në Southampton nga dy prindër që emigruan nga Afrika Lindore. I ati, Yashvir, mjek, ka lindur në Kenia, kurse mamaja, Usha, farmaciste në Tanzani. Por gjyshërit kishin lindur në Punjab të Indisë.

Rishi dhe Akshata kanë një pasuri prej mbi 800 milionë euro, dyfishi i asaj që posedon vetë Mbreti Charles III dhe bashkëshortja Camilla. 42-vjeçari në adoleshencën e tij ka punuar dhe si kamerier përpara se të formohej dhe specializohej në ekonomi, gjë e cila i solli eksperienca punë të niveleve të larta si analist për Goldman Sachs.

Për dy vite, nga 2020, drejtoi ministrinë e financave, duke u bërë arkitekt i paketave të shumta të ndihmës ekonomike për qytetarët në mes të pandemisë. Kjo e ndihmoi të fitonte popullaritet pasi pasuria që zotëron i kishte krijuar një reputacion se nuk shoqërohet dhe nuk i di hallet e shtresës së mesme dhe asaj të varfër.

Ja se çfarë shkruan “Zëri i Amerikës” për kryeministrin e ri të Britanisë:

42 vjeçari Rishi Sunak është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe dhe kryeminstër i vendit.

Ai u zgjodh pasi ish Ministrja e Tregtisë, Penny Mordaunt nuk arriti të siguronte mbështetjen e nevojshme.

Zoti Sunak do të jetë udhëheqësi i parë me ngjyrë i Britanisë dhe tani përballet me detyrën e madhe të stabilizimit të partisë dhe vendit në një kohë vështirësish ekonomike dhe politike.

Ai do të pasojë kryeministren nga Liz Truss, e cila dha dorëheqjen javën e kaluar, duke qëndruar vetëm 44 ditë në detyrë. Paraardhësi i saj, Boris Johnson nuk mori pjesë në garë duke thënë se “nuk mund të qeveriste efektivisht nëse partia nuk tdo të ishte e bashkuar në Parlament”.

Banorët e Londrës thonë se duan një qeveri të qëndrueshme pas dorëheqjes së zonjës Truss.

“Do të doja një qeveri të qetë të drejtonte vendin pas Brexit-it, pas epidemisë së COVID-19, dhe po përballemi me kërcënimin e shpërbërjes së Mbretërisë së Bashkuar; na duhet dikush që përfaqëson të gjithë Mbretërinë e Bashkuar”, thotë banori i Londrës, Duncan Wood.

“Rishi Sunak ishte ai që ofroi zgjidhje kur ishim në izolim nga Kovidi. Financiarisht ai është i aftë për të drejtuar vendin. Ne duhet ta rregullojmë këtë vend. Nëse shikoni shtypin e huaj jemi bërë një vend për t’u qeshur”, tha Keith Dargue, banor i Londrës.

Në parlamentin britanik janë 357 ligjvënës konservatorë të cilët votojnë për udhëheqësin e tyre dhe kryeministrin e ardhshëm.

Nëse pas këtij votimi asnjëri kandidat nuk tërhiqet, atëherë përzgjedhja do bëhej nga 172,000 anëtarët e partisë në të gjithë vendin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit