Home Sporti Kumbulla dhe ...

Kumbulla dhe Balaj i bashkohen stërvitjes Kombëtares, mungon vetëm Broja (VIDEO)

80
0

Skuadra Kombëtare në orën 15:00 të ditës së sotme zbriti në fushë nën urdhrat e trajnerit Edi Reja. Kuqezinjtë po përgatiten për ndeshjet e fundit kualifikuese të Katar 2022, fillimisht në transfertë ndaj Anglisë më datë 12 nëntor dhe pas tre ditëve në shtëpi ndaj Andorrës.

Portieri Tomas Strakosha ishte në stërvitje si normalisht duke kaluar një problem të vogël që e shqetësonte në gju. Në ditën e sotme ishte seanca e parë stërvitore për Marash Kumbullën dhe Bekim Balajn, të cilët mbërritën vetëm dje në mbrëmje grumbullim.

Sa i përket Armando Brojës, në stafin e kuqezinjve kanë besim se lojtari do ta kalojë problemin në kavilje dhe do të jetë i gatshëm për Anglinë, ndërsa kombëtares do të mund t’i bashkohet vetëm në Londër.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit