Home Aktualitet Kush është Er...

Kush është Erion Çela, 35-vjeçari që mbeti i vdekur në atentatin në “Don Bosko”, shiste cigare ngjitur me lokalin

668
0

Janë zbardhur detaje të reja nga atentati i ndodhur në një lokal në “Don Bosko”, ku mbeti i vdekur 35-vjeçari Erion Çela e të plagosur 4 të tjerë, mes tyre edhe vëllai i viktimës.

BW raporton se viktima dhe të afërmit ishin me origjinë nga Dibra, por jetonin në Maminas. Çela raportohet se kishte një dyqan ngjitur me lokalin ku ndodhi ngjarje, e ku shiste cigare. Kjo ishte dhe arsyeja se përse ai ulej gjithmonë në ngjitur me xhamin, për të monitoruar biznesin e tij.

Ndërkohë, deri më tani dihet se një automjet tip “Benz” ka ardhur nga zona e Spitalit të Traumës dhe është vendosur në afërsi të lokalit, më pas po nga mjeti është hapur zjarr me kallashnikov në drejtim të 5 personave.

Pas kryerjes së krimit, autorët janë larguar sërish po nga e njëjta rrugë që kanë ardhur dhe kanë humbur gjurmët mes lagjeve të Laparakës.

Aktualisht, nuk ka raportime për makinë të djegur, siç ndodh rëndomtë në të tilla ngjarje kriminale, ndërsa targat e mjetit që është përdorur për të kryer atentatin, rezultonin të vjedhura rreth një muaj në parë në Tiranë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit