Home Bota Kush është pa...

Kush është pas protestave në Serbi? Bashkimi Evropian: Propagandë ruse pretendimet se…

86
0

Bashkimi Evropian i ka hedhur poshtë të hënën pretendimet serbe se Perëndimi i nxiti protestat disa ditore në Serbi dhe se po tenton të ndërhyjë në procesin zgjedhor të Serbisë pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha gjatë një konference për media në Bruksel se këto pretendime i ngjasojnë “narrativës ruse”.

“Ne i hedhim poshtë këto akuza, të cilat janë pa asnjë bazë. Janë krejtësisht akuza të rrejshme dhe janë të nxitura nga propaganda ruse me qëllim të pengimit të rrugës së Serbisë drejt BE-së”, tha Stano.

Politikanët në Serbi e kanë akuzuar Perëndimin se qëndron prapa protestave në Beograd kundër parregullsive të dyshuara në zgjedhjet e të muajit të kaluar. Stano i bëri thirrje përsëri Serbisë ta shmangë retorikën e nxitur nga Rusia kundër BE-së.

Në Serbi janë mbajtur një varg protestash pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit, të nxitura nga akuzat për vjedhje elektorale nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet, e cila e shpalli fitoren në të gjitha nivelet. SNS-ja dhe udhëheqësit shtetërorë i mohojnë këto akuza.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit