Home Sporti Liverpooli pr...

Liverpooli prezanton blerjen e re, është një kampion bote

80
0

Alexis Mac Allister është zyrtarisht futbollist i Liverpoolit. The Reds siguruan shërbimet e mesfushorit argjentinas nga Brighton për 40 milionë euro, por që mund të arrijë deri në 60 milionë euro me bonuse.

24-vjeçari do të mbajë veshur fanellën me numër 10 gjatë aventurës në “Anfield”. Mesfushori latin mbylli një sezon të paharrueshëm duke fituar Kupën e Botës me Argjentinën dhe duke shkëlqyer me Brighton.

Image

“Ndjesi e mrekullueshme. Kjo është një ëndërr e realizuar, është e mrekullueshme të jem këtu te Liverpooli. Mezi po pres të zbres në fushë. Më vjen mirë që transferimi u realizua, sepse dua të jem pjesë e skuadrës në fazën përgatitore. Po pres të njihem me shokët e rinj.

Ky ka qenë një vit fantastik për mua. Fitova Kupën e Botës, më pas siguruam një arritje historike me Brighton. Tani është koha të fokusohem te Liverpooli. Objektivi im? Dua të bëhem një futbollist më i mirë dhe një njeri më i mirë me kalimin e kohës”, tha Mac Allister gjatë prezantimit.

Image

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit