Home Sporti Lojtarët më t...

Lojtarët më të shpejtë në botë, mes tyre është dhe Armando Broja

208
0

Gazeta “Marca” ka listuar 30 lojtarët më të shpejtë në botë, ku i pari prek 40 km në orë. Bëhet fjalë për Sven Botman i Newcastle, i cili edhe pse i gjatë 1.93 m, është futbollisti më i shpejtë në planet me 39.21 km/h. Zakonisht më të shpejtët luajnë në mesfushë ose në sulm, ndërsa holandezi është qendërmbrojtës.

Në vendin e dytë është një tjetër 23-vjeçar që luan po në Premier League. Sulmuesi uruguaian i Liverpool, Darëin Nunez vrapon deri në 38 km/h.

Vetëm vend i tretë për Kylian Mbappe. Sulmuesi i PSG-së vrapon me 37.9 km/h. Ylli francez vitin e kaluar ishte në vend të parë, por tashmë zbret i treti. Surprizë vendi i katërt me blerjen e fundit të Chelsea, Mudryk, që vrapon me shpejtësi 36.63 km/h.

Në “top 10” lojtarët më të shpejtë janë edhe Dembele, Traore, Leao, Valverde dhe Davies i Bayern. Vetëm vend i 14-të për Erling Haaland dhe i 16-ti Vinicius Junior, që vrapon me 35.40 km/h.

Në e yjeve është edhe Armando Broja, që renditet në vendin e 18-të. Sulmuesi shqiptar i Chelsea ka vrapuar deri më 35.30 km/h.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit