Home Sporti Lukaku do të ...

Lukaku do të ndryshojë sërish ekip në verë, do të rikthehet te …

55
0

Romelu Lukaku duket se nuk ka ndërmend të qëndrojë gjatë në Romë me skuadrën e Romës. Belgu ka oferta nga Premier League, Arabia apo Amerika, por ai nuk ka ndërmend t’i braktisë verdhekuqtë për asnjë nga destinacionet e sipërpërmendura.

Një mik i ngushtë i sulmuesit, zbulon së fundmi në një “podcast” se Lukaku vitin e ardhshëm do të rikthehet te Anderlecht, klubin me të cilin ka nisur karrierën.

Sipas mikut të Lukakut, opsioni “Anderlecht”, do të fitonte edhe më shumë kuota nëse këtë vit ata fitonin titullin në Belgjikë e Lukaku do të kishte kështu mundësinë që sezonin e ardhshëm të luante në Champions League.

Një tjetër faktor që e shtyn Lukakun drejt Anderlecht është edhe rikthimi në shtëpi pas kaq shumë kohësh larg saj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit