Home Sporti Manaj: Fitore...

Manaj: Fitore që vlen sa për 10, të gjithë duan ta nisin titullar

202
0

Rey Manaj u bë protagonist në fitoren e Spezias në shtëpi kundër Venezias. Sulmuesi ju afrua golit me një goditje brenda zonës, por shoku i tij e dërgoi më pas në rrjetë. Pas ndeshjes, Manaj foli për mediat italiane duke e cilësuar si fitore me shumë vlera.

“Është një emocion i papërshkrueshëm, janë tre pikë që vlejnë sa për 10. Jemi +10 nga mbijetesa, mungojnë edhe 7 ndeshje, por nevojiten akoma edhe disa pikë për të qenë të qetë. Jam i lumtur për skuadrën dhe shokët e ekipit.

Jam i lumtur, çdo lojtar dëshiron të luajë që nga fillimi. Unë sapo jam kthyer nga kombëtarja. Të shohim të shtunën se kur do ta nis ndeshjen, nga fillimi apo më vonë gjatë ndeshjes.

Duhet të vazhdojmë në këtë linjë. Kemi fituar në stadiumi që ka qenë pothuajse e pamundur të fitosh, por duhet të qëndrojmë të përqendruar dhe të falënderojmë njerëzit që na dhanë energjinë e duhur për të përballuar këtë ndeshje”, tha Manaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit