Home Sporti Manaj kërkon ...

Manaj kërkon qëndrimin te Spezia, por duhet të bëjë një sakrificë

87
0

Rey Manaj është duke menduar për të ardhmen, edhe pse ka nisur pushimet. Spezia ka të drejtën e blerjes së sulmuesit nga Barcelona për 2.7 milionë euro, megjithatë shqetësim mbetet paga e lartë e Rey Manajt, të cilën klubi ligur e ka të vështirë ta përballojë.

Gjithsesi mediat në Itali raportojnë se palët po negociojnë që Rey Manaj të pranojë uljen e pagës dhe në këmbim, të firmosë një kontratë afatgjatë me Spezian, pasi edhe vetë sulmuesi duket se dëshiron qëndrimin në Serinë A.

Barcelona pret vendimin e ligurëve, pasi nëse ata nuk ushtrojnë të drejtën e blerjes, atëherë të tjerë klube spanjolle janë gati të paguajnë për kartonin e Manajt.

Sulmuesi nuk është grumbulluar nga trajneri Edi Reja për ndeshjet e Shqipërisë në Ligën e Kombeve, pasi ka kërkuar që të përqendrohet për të vendosur të ardhmen e tij.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit