Home Euro 2020 Mancini: Kemi...

Mancini: Kemi bërë diçka të pabesueshme, të kesh Donnarumma-n është fat i madh!

6
0

Në vetëm 36 muaj Roberto Mancini i ndryshoi fytyrën kësaj Italie duke e udhëhequr drejt triumfit në “Euro 2020”. Në Wembley të kaltrit mposhtën Anglinë pas goditjes së 11-metërshave duke fituar për herë të dytë në histori një kampionat europian dhe trajneri i Italisë i cili ka meritat më të mëdha për këtë sukses.

“E merituam fitoren. Goli i tyre na krijoi probleme në 15 minutat e para. Ishte zhgënjyese të arrinim te penalltitë dhe të vuanim kaq shumë. Jemi të lumtur për të gjithë italianët brenda dhe jashtë vendit. Akoma nuk e kuptojmë se çfarë kemi bërë, është gëzim i madh. Kemi bërë diçka të pabesueshme.

Ishin 50 ditë të vështira, por kaluam mirë së bashku, pa probleme të mëdha, veçanërisht në marrëdhënien e djemve në këto ditë. Ata janë të gjithë djem të mirë dhe kanë krijuar diçka të pandashme për të ardhmen. Luajta me ekipin më të mirë të 21-vjeçarëve të Italisë në Ëembley madje humba penallti dhe nuk  fituam. Mendoj se fati më detyrohej diçka.

Të kesh Donnarumman në skuadër është fat i madh, ai është më i miri në botë. Lajm i mirë që është njëri mes nesh. Përqafimi me Viallin? Jemi miq prej një jete. Kemi bërë diçka që askush nuk e kishte bërë më parë. Europiani i fundit ishte fituar në vitin 1968 dhe ne e sollëm Kupën në Itali, e pabesueshme. Pastaj, u ngazëllyem edhe se tashmë jemi plakur”, deklaroi Mancini.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit