Home Sporti Mbi 10 mijë u...

Mbi 10 mijë ushtarë dhe policë në terren për finalen, portali italian: Frikë e madhe për trazira në Tiranë!

402
0

Në Shqipëri prej të paktën dhjetë ditësh, që nga zyrtarizimi i dy finalistëve të Conference League, qeveria shqiptare dhe bashkia e Tiranës kanë hyrë në një lloj gjendje të jashtëzakonshme.

Sajti italian “calciotoday.it”, citon një deklaratë të dhënë së fundmi nga Ambasadori Italian në Tiranë, Fabrizio Bucci. Rekomandime të pakta por thelbësore, i pari është më i rëndësishmi: “Mos udhëtoni nëse nuk keni biletë – shpjegon diplomati – në Tiranë nuk ka bileta, janë të gjitha të shitura dhe do të jetë e pamundur të hyni në stadium”.

“Frika për përleshje mes tifozerive është e lartë. Në Tiranë po krijojnë një rrjet mbresëlënës sigurie. Flitet për mbi 10 mijë ushtarakë dhe policë të shpërndarë në stadium, qendër të qytetit, në stadium dhe në rrugët kryesore. Bashkia e Tiranës dhe punonjësit e sigurisë kanë përgatitur një plan shumë të detajuar.

Qyteti i ndarë në dysh, secila për ekipet që do të jenë në finale. Synimi është të krijohen korridore të dedikuara dhe transferta nga aeroporti në qytet të kryhet në mënyrë të sigurt, duke mos krijuar kontakte mes tifozerive”, vijon shkrimin portali italian duke ju referuar masave të marra në Tiranë para duelit. Edhe pse me një rrezikshmëri të lartë, masat e marra mund të reduktojnë përplasjet fatale mes tifozerive, njëlloj siç ndodhi një ditë më parë në Sevilla, në finalen e Europa League. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit