Home KRYESORE Me shpejtësi ...

Me shpejtësi si të çmendur në mes të Tiranës, makina hypen në trotuar. Një vajzë në gjëndje kritike për jetën

42
0

Aksidentet nuk ndalojnë. Mësohet se sot në mesditë një makinë me shpejtësi të madhe ka ardhur nga liceu artistik te kryqëzimi i RTSH dhe ka përfunduar në trotuar, duke përplasur një çift të rinjsh, të cilët po ecnin në punën e tyre.

Djali ka fraktura, kurse vajza ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Nga të dhënat e para, në automjetin me shpejtësi ishin dy djem të rinjë.

Policia ka bërë arrestimin e shoferit dhe të personit që ndodhej në vend të parë.

Në Tiranë kemi parë se si ecin me shpejtësi të çmendur dhe që me pas përfundojnë në aksidente me vdekje apo me dëmtime serioze. Por një segment vdekjeprurës mbetet Unaza e Madhe e Tiranës, ku shoferët ecin shpejt, duke humbur kontrollin e makinës apo duke u përplasur në aksidente të tmerrshme, siç ka ndodhur te TEG.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit