Home Sporti Messi: Jam 36...

Messi: Jam 36 vjeç, s’jam i njëjti si tek Barcelona para disa vitesh

249
0

Sulmuesi argjentinas Lionel Messi duke dhënë një intervistë për beIN sport foli për ndryshimin e nivelit të tij të lojës dhe sesi ndikoi sezoni i kaluar tek ai duke theksuar se nuk është i njëjti lojtar si tek Barcelona vite më parë.

“Sigurisht, unë jam tashmë 36 vjeç, nuk jam i njëjti lojtar si te Barcelona disa vite më parë. Viti i parë në Paris ishte shumë i vështirë për mua për arsye të ndryshme. Por këtë sezon u ndjeva shumë më mirë, më i qetë”,-tha Messi.

Ai shtoi se Kupa e Botës luajti një rol të rëndësishëm për faktin që u mbajt në mes të sezonit futbollistik dhe që shumë prej lojtarëve të rëndësishëm ishin dëmtuar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit