Home Sporti Messi: PSG ës...

Messi: PSG është rruga e duhur për të fituar Champions League

95
0

Në numrin e ardhshëm të revistës Paris Saint-Germain do të ketë një intervistë me Lionel Messin. Mediat franceze kanë shkëputur një fragment nga prononcimi i “pleshtit”.

“Të fitosh Champions League është e komplikuar, sepse është një kompeticion që bashkon skuadrat më të mira dhe ku detaji më i vogël, gabimi më i vogël mund të të eliminojë. Besoj se kemi një ekip që mund të përpiqet ta fitojë. Shpresoj që t’ia dalim. Jemi në rrugën e duhur për t’u bërë më të fortë se sa jemi.

Ligue 1? Është një kampionat që është rritur shumë dhe skuadra jonë ka ndikuar në rritjen e shikueshmërisë në botë. Tani është një kampionat më konkurrues, ku çdo skuadër mund të të mund dhe të të bëjë keq.

Unë e shoh kampionatin francez si një nga ligat më të balancuara, ashtu si futbolli në përgjithësi. Tani në sport është bërë gjithnjë e më vështirë që të fitosh çdo ndeshje”, deklaroi ylli argjentinas, teksa intervista e plotë pritet të publikohet në ditët në vijim. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit