Home Sporti Mesut Ozil sh...

Mesut Ozil shënon golin e parë pas 18 muajsh “agjërim”

11
0

Mesut Ozil ka gjetur golin e tij të parë pas 18 muajsh “agjërim”. Diçka e pazakontë, që tregon situatën aspak të mirë të yllit turko-gjerman, i cili u përzu nga Arsenali dhe kaloi në kampionatin turk, te Fenerbahçe. Me këtë të fundit ka shënuar golin e parë, Adana Demirspor.

Ish-lojtari i kombëtares gjermane dhe Real Madridit realizoi golin e vetëm të fitores 1-0. Kujtojmë se Ozil iu bashkua Fenerbahçes në janar, si një transferim falas, pas ndarjes së diskutueshme me Arsenalin. Ai nuk ishte në planet e trajnerit Mikel Arteta, edhe pse paguhej shumë shtrenjtë, më tepër se cilido futbollist të “Topçinjtë” dhe në Premier League.

Javët e tij të para te Fenerbahce nuk ishin veçanërisht premtuese, pasi bëri 11 paraqitje për klubin turk. Në të vërtetë, kontributi i tij i vetëm i rëndësishëm për ekipin ishte një assist në humbjen 2-1 ndaj Sivasspor, në javën e fundit të sezonit të kaluar. Kjo ishte ndeshja e tij e gjashtë në shtëpi për gjigantët e Stambollit dhe humbja e tij e katërt në Turqi, me një fitore të vetme.

Për më tepër, ai humbi pjesën më të mirë të dy muajve për shkak të një dëmtimi të kyçit të këmbës, të pësuar në barazimin kundër Antalyaspor.

Hera e fundit që ai e gjeti rrugën e rrjetës në çdo garë ishte kur luante për Arsenalin, në shkurt 2020, kur shënoi kundër Newcastle, në fitoren 4-0 në shtëpi, për llogari të Premier League. Ishte goli i vetëm që ai shënoi atë sezon për “Topçinjtë” dhe i fundit i tij para se të largohej një vit më vonë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit