Home Aktualitet Meta fton vet...

Meta fton vetëm Ballën në presidencë, më 6 mars zgjedhjet e pjesshme vendore. Presidenti: Balla është i madhërishëm!

936
0

Presidenti Meta mësohet se ka ftuar vetëm Taulant Ballën për të folur për datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore.

Ndërkohë si rregull kur ftohen partitë politike shkon kryetari i partisë ose sekretari i përgjithshëm, por sot u pa Taulant Balla që mban detyrën e kryetarit të grupit parlamentar të PS.

Taulant Balla ishte sekretar i përgjithshëm i PS, por këtë detyrë tashmë e ka deputeti Damian Gjiknuri.

Deputeti vlonjat, Gjiknuri, ka mbetur pothuaj nga të vetmit njerëz besnik të kryeministrit pasi të tjerët ditën përkulen para Ramës, ndërsa natën takojnë presidentin apo liderin e opozitës.

I pyetur nga gazetarët, se pse jeni ju në takim me Presidentin e Republikës, kur nuk përfaqësoni PS-në si post partiak sepse Damian Gjiknuri është sekretar përgjithshëm në PS, Taulant Balla u përgjigj më gëzim se “pyesni presidentin, pse mua”!

Në fakt Presidenti e ka bërë me finesë diversionin në PS me Ballën, të cilin e ka mik të kahershëm, ndonëse në një prononcim për mediat Meta sqaroi se Taulant Ballën e ftova për të qenë korrekt me shumicën.

Meta shtoi se “Balla është i madhërishëm!

Pas takimit me Presidentin Meta në presidencë mësohet se Taulant Balla ka shtruar në drekë për nder të ftesës së Ilir Metës, pasi kjo i ka shtuar kuotat në publik qëkur Edi Rama e shkarkoi nga sekretar të përgjithshëm në PS. Asokohe Balla ngriti dronin në stadiumin e Elbasanit kur luante kombëarja shqiptare. Droni shkruante: “Taulant Balla, Elbasani ty të do!”, ndërkohë kori i tifozave që nuk shikonin ndeshjen por ishin njerëzit e Ballës, bërtisnin “Rama IK!”.

Burime të fundit tregojnë se Taulant Balla nuk qenka ftuar me shkresë zyrtare nga Presidenti, por një këshilltar i presidencës (që mbulon Amerikën Latine) i ka nisur një sms se do të ishte mirë të takonit Presidentin pasi ai do një mendim nga ti si mik i vjetër për datën e zgjedhjeve.

Kaq ishte sms dhe Balla ka vrapuar për në Presidencë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit