Home Aktualitet Meta tregon h...

Meta tregon historinë tronditëse të familjes Radeshi: Dashuria ka triumfuar mbi vuajtjet

75
0

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta sot gjendet në qytetin e Korçës, ku krah aktiviteve zyrtare, ka takuar edhe Teftën, e cila sipas kreut të shtetit është vajza e prej Komandantëve legjendarë të Brigadës së Parë Sulmuese, Dilaver Radeshit.

Meta thotë se vuajtjet gjatë luftës që hoqi kjo familje patriotike, nuk ishin asgjë përballë kalvarit pambarim gjatë regjimit komunist, për shkak të letrës së hapur të Dilaverit drejtuar udhëheqësve komunistë, kundër heqjes së gradave në ushtri dhe degradimit të saj.

”Për 23 vjet Dilaver Radeshi, invalid i Luftës Antifashiste, përjetoi ferrin e burgjeve më të vështira të regjimit, ndërsa Tefta në moshën më të bukur u detyrua për të kryer një akt vetëvrasjeje për të shpëtuar nga presionet e hetuesve, të cilët kërkonin dëshmi të rreme kundër shokëve ish-partizanë të babait. Një dramë e vërtetë, që i përket tashmë të kaluarës, por që nuk duhet harruar”.

Postimi i plotë

I lumtur të takoja sot Teftën, vajzën heroinë të njërit prej Komandantëve legjendarë të Brigadës së Parë Sulmuese, Dilaver Radeshit, i cili u plagos katër herë, përfshi edhe betejën e Çlirimit të Tiranës.

Por vuajtjet gjatë luftës, që hoqi kjo familje patriotike, nuk ishin asgjë përballë kalvarit pambarim gjatë regjimit komunist, për shkak të letrës së hapur të Kolonel Dilaver Radeshit drejtuar udhëheqësve komunistë kundër heqjes së gradave në ushtri dhe degradimit të saj.

Për 23 vjet Dilaver Radeshi, invalid i Luftës Antifashiste, përjetoi ferrin e burgjeve më të vështira të regjimit, ndërsa Tefta në moshën më të bukur u detyrua për të kryer një akt vetëvrasjeje për të shpëtuar nga presionet e hetuesve, të cilët kërkonin dëshmi të rreme kundër shokëve ish-partizanë të babait. Një dramë e vërtetë, që i përket tashmë të kaluarës, por që nuk duhet harruar.

I lumtur të takoja dhe Vaskën, bashkëshortin e saj të mrekullueshëm, një artist i shquar korçar, i cili iu gjend pranë Teftës në momentet e saj më të vështira duke lidhur fatin me të dhe ndarë së bashku të gjitha vuajtjet e internimit. Por dashuria ka triumfuar mbi vuajtjet e tyre dhe ata i gëzohen sot një familjeje të lumtur.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit