Home Aktualitet Ministria e M...

Ministria e Mbrojtjes nis rekrutimin e ushtarëve të rinj në Elbasan

42
0

Nga qyteti i Elbasanit, ka nisur rekrutimi për ushtarë, ku ka marrë pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili i ka bërë thirrje të rinjve që të bëhen pjesë e rekrutimit, që nis në muajin janar.

I shoqëruar nga kryetari i bashkisë Gledian Llatja, prefektja e qarkut Majlinda Perriu, si edhe përfaqësues të pushtetit lokal, në qendër të qytetit të Elbasanit, u ngritën stendat e rekrutimeve dhe të shpërndarjes së informacionit si dhe u ekspozua ekuipazhi i Ministrisë së Mbrojtjes në armatime dhe mjete.

Synimi i aktivitetit është për të promovuar Forcat e Armatosura, për të ekspozuar teknikën dhe pajisjet e ushtrisë shqiptare.

Duke komplimentuar modelin e bashkisë së Elbasanit, e cila prej tre vjetësh ka krijuar forcat vullnetare në cdo fshat dhe njësi administrative, ministri Peleshi, tha se “këtë model duhet ta ndjekin të gjitha bashkitë e Shqipërisë, si Elbasani duhet të ngrejnë grupet e vullnetarëve por edhe të sinjalizuesve, të kemi ndërveprim sa më të shpejtë sa më në kohë reale, kryepleqtë e fshtrave janë shumë të rëdësishëm.

Sipas tij “vullnetarët dhe komuniteti janë më të rëndësishëm se sa pajisjet që ne shohim këtu, sepse kanë lidhje me atë lajmërimin e hershëm. Cdo emergjencë nëse lajmërohet herët mund të eleminohet edhe më me pak forca, kur lihet kërkohet një angazhim shumë i madh dhe pasoja janë shumë të mëdha”.

Nga ana e tij, kryebashkiaku Gledian Llatja, e informoi Ministrin, për forcat vullnetare të cilat tashmë kanë tre vite që janë ngritur në Elbasan.
“Në cdo fshat ka nga pesë vullnetarë për t’i ardhur në ndihmë emergjencave të ndryshme si edhe zjarreve, e cila është një forcë e shtuar në cdo fshat që ne kemi.
Në cdo njësi administrative kemi një grup vullnetarësh të rregistruar dhe certifikuar për problemet që kemi për emergjencat civile, por që do të jenë një ndihmë e madhe edhe për brigadën që po krijohen në Ebasan”.

Për t’u rekrutuar në Forcat e Armatosura u vu në dukje se ka pasur interes nga djem e vajza të reja. Cdo ushtar ka mjaft benefite, ka një profesion, një pagë, mundësi punësimi etj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit