Home Aktualitet “Miqëso...

“Miqësoren me Italinë e kërkova unë”, tranjeri Reja: Për kuqezinjtë duhet të jetë motiv krenarie

112
0

Trajneri i kombëtares së futbollit, Edy Reja thotë se përballja me Italinë në miqësoren e 16 nëntorit në “Air Albania”, duhet të jetë një motiv krenarie për Shqipërinë. Italiani foli në konferencë për shtyp për këtë ndeshje duke thënë se ka qenë ai që i ka kërkuar Dukës këtë miqësore. 77-vjeçari po ashtu pohon se do jetë një sfidë e bukur për të. “Për Shqipërinë është një motiv krenarie për të luajtur me Italinë. Është një emocion i madh për mua sepse kam pasur eksperiencë të gjatë në Itali. Do të jetë e bukur për mua”.

Biseda me presidentin Duka

“Kur Italia humbi shansin që të ishte pjesëmarrëse në Botëror, ata po kërkonin përfaqësuese që të luanin miqësore, unë bisedova me presidentin Duka që të zhvillonim një ndeshje me ta”.

Lojtarët e kampionatit shqiptar

“Ka lojtarë të Superiores që më kanë lënë përshtypje të mirë, por nuk mund t’i merrja dot të gjithë tani. Nëse i referohemi miqësoreve me lojtarët e kampionatit shqiptar, kisha frikë se mos nuk i përgjigjeshin ndeshjeve. Por ata treguan personalitet dhe ishin shumë mirë. Mendoj se bëmë sfida të mira, nuk e merituam humbjen me Katarin, nuk na u dha një penallti. Doja t’i shihja këto katër lojtarë edhe për ndeshjet e muajit mars.”

Katër nga Superiorja

“Sigurisht që nëse i kam marrë në këtë grumbullim do të thotë që kam besim te ata. Të gjithë do të kenë mundësi. Të gjithë janë të impenjuar me klubet dhe do të më duhet të shoh gjendjen fizike. Këta katër lojtarë që kam marrë nga kampionati shqiptar mendoj e janë të sigurt të luajnë kundër një skuadre si Italie. Sigurisht sfida ka dhe emocionet e veta”.

Kontrata dhe emrat

“Atëherë do të përfundojmë këto dy ndeshje dhe më pas do të kemi mundësinë të ulemi bashkë me presidentin që mund të them kam marrëdhënie shumë të mira. Do të gjejmë një zgjidhje për më të mirën e Shqipërisë”.

Mançini

“Sigurisht Mançinin e njoh mirë dhe e di që ai nuk do të vij për shëtitje në Shqipëri. Mund të thuash shumë për Italinë. Është një skuadër e frikshme. Por mua më intereson që Shqipëria të bëj një ndeshje të mirë. rezultati varet nga lojtarët që zbresin në fushën e lojës. Që ai do të luajë me lojtarë të rinj. Jemi thuajse në të njëjtat pozita”.

Mungesat

“Këto dy ndeshje kanë shumë vlera. Balajn, Cikalleshin, Seferin dhe Uzunin nuk na i lejojnë klubet që t’i merrnim në Kombëtare për shkak të ndeshjeve ndërsa me probleme fizike janë Manaj, Strakosha, Çekiçi dhe Gjimshiti që sapo është i rikuperuar. Do të doja që të gjithë lojtarët t’i kisha në dispozicion. Mbeten për tu parë edhe të rinjtë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit