Home Sporti Napoli rivali...

Napoli rivalizon Milanin, gati t’i rrëmbejë yllin e Kosovës

93
0

Pas 4 sezoneve fantastike me Napolin, Hirving Lozano duket se do të largohet në fundin e këtij sezoni, edhe pse fitoi titullin kampion.

Sipas raportimeve të prestigjiozes italiane, klubi duket se e pret një largim të meksikanit dhe tashmë ka nisur punën për gjetjen e zëvendësuesit të tij, teksa një objektiv është anësori nga Kosova i Lille, Edon Zhegrova.

24-vjeçari ka bindur në sezonin e tij të dytë te Lille, teksa në 21 përballjet e Ligue 1 ka shënuar 3 gola e ka dhuruar 4 herë asist për shokët e tij.

De Laurentiis e pëlqen edhe për faktin se vlera e kartonit të tij është 10 milionë euro, ndërkohë që ka marrëdhënie të mira me Lille, klub nga ku mori dhe Osimhen.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit