Home KRYESORE Në PD, të gji...

Në PD, të gjithë, kundër kandidaturës jo politike për Tiranën. Mjeku Ilir Alimehmeti në dilemë!

816
0

Nga Daniel Muçaku-

Deri tani në primaret e PD për kandidatin për kryetar bashkie në kryeqytet kanë dalë dy politikanë të mirëfilltë , deputeti Belind Këlliçi dhe ish-deputeti Gerti Bogdani.

Të dy i mëshojnë formulës së duhet kandidat i mirëfilltë politik që të përballet me Erion Veliaj me 14 maj 2023. Natyrisht që të dy janë pa cene dhe kanë impakt pozitiv, por deri në PD. Më tej votat do të mbeten vetëm sa është koshi demokrat minus votat e grupit Basha në Tiranë, që duhet pranuar se prishin punë. Pra heqin vota.

Edhe kryetari i PD-së, ish-kryeministri Berisha në një emision televiziv tha se përherë PD-ja ka fituar në Tiranë kur ka patur kandidat një politikan. Pra la të kuptohej se kështu do të vendosim edhe këtë herë.

Ndërkohë sondazhet online dhe për publiku pëlqen një emër jo direkt politikan, por natyrisht që ka preferenca opozitare ose më saktë që shikon punët e qytetarit kur të zgjidhet e jo të presë urdhëra nga kryetari i partisë apo partia që e ka kandiduar.

Po të shikosh edhe mediat e opozitës i japin shumë hapësirë idesë së në Tiranë ka nevojë për përballje krejt politike. Por kjo është e gabuar si strategji, pasi çdo kandidat politik e mund Erion Veliaj. Në Tiranë PS dhe ushtria e administratës është shumë më e madhe në numër se sa partitë e opozitës. Vetëm kush arrin të marrë pjesën gri të elektoratit e fiton bashkinë.

Ndërsa po luajtën, siç duket deri tani, duke i dhënë vetëm prioritet emrave nga politika direkte, asnjë shans nuk ka PD dhe opozita ta fitojnë Tiranën.

Një emër që doli më shumë nga mediat dhe rrjetet sociale ishte i mjekut të njohur Ilir Alimehmeti. Ai i dha sinjale lidershipit në opozitë se kandidoj, por nëse ka garë pa prapavijë politike orientuese, sepse urdia e militantëve votojnë politikanin e tyre, duke mos ditur se nuk marrin votat e pjesës gri.

Kur doli emri i tij pati tension në PS. Por mesa duket nuk ka nevojë të ketë probleme mazhoranca, sepse duket se orientimi në PD nuk është për mjekun e njohur.

Pra që pa nisur opozita e ka humbur kryeqytetin!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit