Home Aktualitet Nënkryetarja ...

Nënkryetarja e PD së Bashës: Deputetët që i vunë fl*kën seancave, ikin në SHBA me shpenzimet e Kuvendit

68
0

Nënkryetarja e Partisë Demokratike së grupit të Lulzim Bashës, Oriola Pampuri, thotë se deputetët kolegë të cilët shkatërruan Kuvendin me flakadanë dhe thyerje karrigesh përgjatë fundit të 2023, janë ata të cilët do udhëtojnë në SHBA me shpenzimet e Kuvendit.

“Parlamenti është shndërruar në një vend ku fluturuan flakadanë dhe karrige, pa asnjë lloj suksesi. Ata udhëtojnë me pagesën e Kuvendit, të caktuar nga një pjesë tjetër e maxhorancës. Këtu tregohet një paradoks shumë i madh. Ata nuk e kuptojnë, por mund tua bëjmë të qartë qytetarëve.

Media ka pasur diskutimin si do të shkoj halli i Berishës, halli i qytetarëve ka dalë në plan të tretë. Nuk ka pasur mungesë opozitarizmi nga ne, ne kemi prezantuar amendamente. Kemi folur për çështjet në interes të qytetarëve.

Ata që ndezin flakandantë në shërbim të maxhorancës. Betejë thoshte dhe Don Kishoti me luftën me mullinjtë e erës. Do të shkojmë në Kuvend, kemi çështje prioritare, do të ngulim këmbë për komisionet e Reformës Zgjedhore”,-tha Pampuri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit