Home Sporti Nëse largohet...

Nëse largohet Ronaldo, Manchester United ka gati 4 emra për ta zëvendësuar, mes tyre Neymar

72
0

Drejtuesit e Manchester United kanë patur një takim të martën me portugezin, i cili u kthye në qendrën stërvitore të Carrington pasi nuk mori pjesë në fillimin e fazës përgatitore. 37-vjeçari ka shprehur dëshirën për t’u larguar.

Klubi anglez duket se po merr në konsideratë mundësinë për ta zëvendësuar Cristiano Ronaldo-n me yllin e Paris Saint-Germain, Neymar. Djajtë e Kuq duket se po shikojnë për dsia alternativa për të qenë të përgatitur nëse nuk do të arrijnë ta bindin CR7 të qëndrojë në :Old Trafford”.

Neymar është pjesë e një liste prej katër emrash që konsiderohen si zëvendësues të mundshëm të portugezit. Braziliani duket se nuk bën më pjesë në planet e klubit francez dhe mund të largohet nga Parisi këtë verë. Emrat e tjerë janë Ben Yedder, Toney dhe Kalajdzic.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit