Home Aktualitet Nesër miqësor...

Nesër miqësorja e ”luksit”, Reja: Nuk do bëj tifo për Italinë. Berisha: Uroj të mos bëjmë të njëjtat gabime

187
0

Nesër kuqezinjtë do të presin Italinë në miqësoren e ”luksit”. Këtë mbrëmje, trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja dhe kapiteni Etrit Berisha, folën në konferencën për shtyp përpara ndeshjes dhe tregua sesi e shohin këtë sfidë të madhe.

“Për ne është një ndeshje shumë e rëndësishme. Shpresoj të bëj një hap para krahasuar me ndeshjet e fundit. Më vjen keq për disa lojtarë që disa klube nuk na kanë lejuar t’i përdorim. Moduli do të jetë i njëjti sepse na jep siguri dhe garanci. Do të kemi shumë mungesa si Cikalleshi, Balaj apo Gjimshiti, por ata që do luajmë do japin maksimumin. Unë jam italian, por nesër nuk do të bëj tifo për Italinë. Uroj ndeshje të bukur, ndoshta 3-3 apo 4-4 edhe pse Berishq ndoshta nuk është i kënaqur për këtë. Jam i sigurt që do të prekem në momentin e himnit të të dyja skuadrave”,-tha Reja.

Kurse Berisha tha se atmosfera është e mirë edhe janë ende një ekip me mentalitet ballkanik. ”Mendoj se jemi ekip me cilësi për të marrë maksimumin nga kjo sfidë. I njoh kundërshtarët, por shpresoj të mos bëjmë të njëjtat gabime si në ndeshjet e fundit pasi Italia ka lojtarë me nivel. Ndaj skuadrave të mëdha luajmë mirë dhe kam besim se do të bëjmë paraqitje pozitive edhe këtë herë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit